Ditën e martë, datë 17 qershor 2019, iu drejtova Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë me një kërkesë për mbledhjen e disa të dhënave, me qëllim studimor, për realizimin e një vepre arti.
Përmbajtja e kërkesës sime ishte: vënia në dispozicion e informacionit nga ana e Policisë së Shtetit për sasinë e sekuestruar në kilogramë të lëndës Cannabis Sativa në rang kombëtar gjatë viteve 2015-2019, si dhe vendruajtjen e kësaj lënde.

Po atë ditë, gazetari i tabloidit gjerman “Bild”, Peter Tiede, publikoi audio-përgjimet telefonike të dosjes hetimore nr.184, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.
Këto audio-përgjime, si dhe audio-përgjimet e dosjes nr.339, të bëra publike dy javë më parë nga “Bild”, zbërthejnë skemën e bashkëpunimit të ngushtë mes drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste me strukturat e krimit të organizuar në blerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve në zgjedhjet vendore të vitit 2017, si dhe ato lokale të vitit 2016 në qarkun e Dibrës.

Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, ende në fuqi, përgjigjia zyrtare e kërkesës sime, duhej të kishte ardhur brenda 10 ditëve pune, por kjo nuk ndodhi. Pas këmbënguljeve të vazhdueshme nga ana ime, informacioni më erdhi në rrugë informale, përmes një mesazhi në aplikacionin WhatsApp.

 
Dosja 184, whatsapp conversation, Pleurad Xhafa
Mesazh nga aplikacioni WhatsApp, printuar në letër cigare, trefletësh, 12x7 cm
 
 

Referuar këtij informacioni, përllogarita sasinë e kilogramëve të sekuestruar gjatë katër viteve të fundit dhe me shifrën e përftuar nxora vëllimin në hapësirë. Gjithashtu, këtë shifër e shumëzova me çmimin e 1kg Cannabis Sativa duke nxjerrë vlerën totale të kësaj lënde. Mbi këto të dhëna, skicova një kub simetrik i cili formohet nga perspektivat e dy pikave në horizont.

Albanian Sculpture, Pleurad Xhafa
Skicë në letër 30x21 cm
 
 

Më pas, skicën e regjistrova tek “Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore” në Ministrinë e Kulturës, me titullin Skulptura më e madhe e bërë ndonjëherë në Shqipëri.

 
 
C21H30O2, Pleurad Xhafa
Pasaportë e Skulpturës më të madhe bërë ndonjëherë në Shqipëri, 15x21 cm
Dosja 339, Albanian mafia, Pleurad Xhafa
Pasaportë e Skulpturës më të madhe bërë ndonjëherë në Shqipëri, 15x21 cm
Cannabis Albania, Saimir Tahiri, Pleaurad Xhafa
Pasaportë e Skulpturës më të madhe bërë ndonjëherë në Shqipëri, 15x21 cm